Petani Agency është një kompani e cila ushtron aktivitetin e dhënies së makinave me qira. Kjo kompani është krijuar në vitin 2016 me seli në Durrës dhe ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë .
Eshtë kompania e vetme e autorizuar nga Autoriteti Portual Durrës dhe AFTO për ofrimin e këtij shërbimi brënda Terminalit të Trageteve Durrës, gjithashtu me agjensi të saj dhe në Aeroportin Nënë Tereza Rinas Tiranë
Në një mënyrë të përmbledhur po ju informojmë mbi politikat tona të bashkëpunimit me Petani Agency
1. Si mund të marr një makinë me qira?
Po ju paraqesim një material ku mund të gjeni të përshkruar çdo kusht dhe procedure kundrejt shërbimit që ne ofrojme, atë të dhënies së makinave me qira. Për të marrë me qira një makine tek agjensia jonë klienti duhet të vihet në dijeni për kushtet që renditen si më poshtë :
2. Zgjatja e qiramarrjes
Zgjatja e qiramarrjes përtej datës së përcaktuar në kontratë duhet të autorizohet me shkrim nga “Petani Agency” sh.p.k. Në rast shtyrje të periudhës së qirasë, agjensia lëshon një autorizim të ri. Moskryerja e kësaj procedure sjell si pasojë përdorimin e paligjshëm të automjetit dhe drejtimin e tij pa mbulimin e Siguracionit KASKO
3. Lënia e një depozite në formën e garancisë.
Kjo depozitë mund të përdoret nga qiradhënësi në rast konstatimi kundravajtjeje administrative, apo dëmtimi të automjetit ose pajisjeve, gjatë gjithë periudhës së qiramarrjes. Në mungesë të kundravajtjeve apo dëmtimeve, depozita e mësipërme i kthehet qiramarrësit e plotë. Shuma e depozitës varet nga vlera e vetë automjetit.
4. Karburanti
Automjeti merret në dorëzim dhe kthehet i mbushur plot me karburant .
5. Kthimi i automjetit jashtë orarit të përcaktuar
Makina kthehet në të njëjtën orë që është marrë, nqs kalojnë 4 orë nga orari i kthimit klienti paguan një kosto e cila varjon :
6. Shërbimi me shofer
Agjensia jonë ofron dhe shërbimin me shofer për të gjithë klientët që janë të interesuar dhe ky shërbim do të aplikohet me kosto të tillë :
7. Transferimi i Shërbimit në një Adresë të caktuar
Ky shërbim ka të bëjë me marrjen në dorëzim dhe kthimin e automjetit të marrë me qira në adresa të ndryshme në Shqipëri apo jashtë saj. Ky është një shërbim i zakonshëm për “PETANI AGENCY” sh.p.k. i cili synon të plotësojë kërkesat e klientëve tanë kudo që ata kanë nevojë:
Jashtë orarit të punës, në fundjavë, ditë festash dhe jashtë Shqipërisë:
8. Qiramarrja jashtë kufirit
Për daljen me automjetin e marrë me qira jashtë kufirit të Shqipërisë nevojitet një autorizim i veçantë nga “Petani Agency” sh.p.k . Kosto e kartoni jeshil, të cilin e ofrojmë si shërbim, është në ngarkim të qiramarrësit
9. Siguracioni
Në rast aksidenti paraqitja e një kopjeje të vlefshme të raportit të Policisë mbi ngjarjen, apo të një vendimi Gjykate, është kusht i domosdoshëm për të përfituar mbulimin nga siguracionet.
9.1 TPL – Siguracioni për Përgjegjësinë ndaj të Tretëve mbulon përgjegjësinë e Qiramarrësit për dëmet që mund t’i shkaktohen automjetit të palëve të treta, në rast përplasjeje
9.2 FCI – Siguracioni Full Kasko e kufizon përgjegjësinë e Qiramarrësit për dëmet e shkaktuara automjetit si pasojë e përplasjejs, përmbysjes, apo thyerjes së xhamave, për dëmtimin e automjetit si pasojë e zjarrit, shpërthimit, fatkeqësive natyrore dhe vjedhjes. Kthimi i çelësit me pult është kusht.
9.3 Përjashtime nga mbulimi Kasko
Qiramarrësi është përgjegjës për vlerën e plotë të dëmit dhe/ose humbjes, kur dëmi ose humbja ka ndodhur në rrethanat që përfshijnë por nuk kufizohen vetëm me sa më poshtë:
- kur automjeti drejtohet nga një drejtues i paautorizuar në mënyrë të cilësuar nga “Petani Agency” sh.p.k.
- kur autorizimi që lëshohet nga “Petani Agency” sh.p.k. nuk është ripërtërirë
- kur Qiramarrësi nuk mundet të kthejë çelësin në rast vjedhjeje të automjetit
- kur automjeti drejtohet nën efektin e alkoolit ose substancave ilegale.
- kur automjeti drejtohet në mënyrë të papërshtatshme ose në rrugë jashtë specifikimeve të kategorisë tij.
Siguracionet nuk mbulojnë dëmtimin ose humbjen e gomave, disqeve dhe tasave mbulues, të borisë, të pjesës së brendshme të kabinës dhe shpenzimet e transportit me automjet mbartës.
Dëmtimin e motorrit apo të pompës së naftës ose benzinës, si rezultat i karburantit të keq.
Dëmtimet në grupin e freksionit (manual apo automatik), pompa friksionit, disk, specidisk, kushinetë freksioni.
Dëmtimet e shkaktuara përmes shpërthimeve, zjarrvënies, eksploziveve, apo nga djegia e tapicerisë së brendshme të makinës.
Humbjen e çdo sendi me vlerë në kabinën e automjetit.
Qiramarrësi zhdëmton vlerën e plotë të të gjitha dëmeve që nuk mbulohen nga policat e sigurimit si edhe që nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit të automjetit (kur automjeti është ende nën garanci).
9.4 PAI – Siguracioni për Aksidentet Vetjake nuk është i detyrueshëm. Ky siguracion blihet veçmas.
9.5 Kartoni Jeshil – International Motor Insurance – siguracion që mbulon dëmet e mundshme ndaj të tretëve, jashtë shtetit.
9.6 Sendet Vetjake nuk mbulohen nga siguracionet
10. Ndalimet:
- Drejtimi i automjetit nga persona nën 20 vjeç dhe mbi 70 vjeç.
- Drejtimi i automjetit nga individë që kanë paaftësi fizike që mund të ndikojnë në drejtimin e automjetit.
- Drejtimi i automjetit nën efektin e substancave narkotike ose alkoolike, ose në gjendje jo të mirë fizike.
11. Drejtimi i mjetit
Drejtimi i automjetit nga persona të paautorizuar.
Në raste të jashtëzakonshme, si sëmundje, trauma, fatkeqësi, Qiramarrësi detyrohet të njoftojë “PETANI AGENCY” sh.p.k., dhe të veprojë sipas udhëzimeve të tij.
12. Kundravajtjet dhe Gjobat
Qiramarrësi është përgjigjës për të gjitha shkeljet dhe gjobat që i vihen automjetit gjatë peridhës së qiramarrjes.Qiramarrësi shlyen vlerën e plotë të gjobave të vëna gjatë periudhës së kontraktuar nëse ai i deklaron apo i shlyen vetë ato, dhe dyfishin e vlerës, në rast fshehje të tyre.
13. Ruajtja e të dhënave personale të Qiramarrësit
Në momentin e formulimit të Marrveshjes së Qirasë, Qiramarrësi informohet nga Qiradhënësi bazuar në ligjin shqiptar Nr. 9887 Dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe në Kodin shqiptar të Procedurave Administrative se të dhënat e tij personale do të përdoren vetëm për zbatimin e kushteve të kësaj Kontrate Qiraje Automjeti sipas ligjit dhe për këtë kërkohet edhe pëlqimi i tij i plotë. “PETANI AGENCY” sh.p.k. përgjigjet para autoriteteve shqiptare për zbatimin e ligjit përkatës.